Showbiz

Miss Universe: 23-vjeçarja bën historinë në El Salvador

Sheynnis Palacios nga Nikaragua u kurorëzua Miss Universe 2023 në konkursin vjetor të bukurisë, i cili u zhvillua të shtunën mbrëma në kryeqytetin e El Salvadorit, San Salvador. Shoqëruesja e parë e miss-it u rendit Anntonia Porsild nga Tajlanda.

Fitorja e Palacios shënon herën e parë që një grua Nikaraguane fiton Miss Universe. Ajo kishte përfaqësuar më parë Nikaraguan në konkursin e Teen Miss Universe 2017, duke u vendosur në top 10 dhe në konkursin Miss world 2021.

Fituesit e konkurseve kombëtare të 84 vendeve kishin konkurruar në Miss Universe të këtij viti, të gjykuar nga një panel përfshirë modelen Halima Aden, yllin e “Queer Eye” Carson Kressley, influencuesen e TikTok Avani Gregg dhe dy ish-fitueset e Miss Universe, Janelle Commissiong nga Trinidad & Tobago. (Miss Universe 1977) dhe Iris Mittenaere e Francës (Miss Universe 2016).

E pyetur në raundin e fundit se ke do të zgjidhte të kalonte një ditë në jetën e saj, Palacios zgjodhi filozofen dhe feministen britanike të shekullit të 18-të Mary Wollstonecraft, e cila tha se theu kufijtë dhe “u dha një mundësi me shumë grave” dhe hoqi kufizimet për gratë sot ”, shtoi ajo përmes një përkthyesi.

Në konkursin e ‘Miss Universe 2023’ ishte edhe përfaqësuesja e Shqipërisë, Endi Demneri e cila shkëlqeu me performancën e saj dhe u pëlqye shumë, por fatkeqësisht nuk arriti të fitonte një çmim.

ENDI DEMNERI

What's your reaction?