Showbiz

E papritur: Moderatori shqiptar pjesë e Big Brother VIP Albania 3?

Moderatori i njohur shqiptar Meriton Mjekiqi, ka qenë i ftuar së fundmi në emisionin “Mos i Bjer me Top” që transmetohet çdo të diel në ekranin e Top Channel. Në këtë intervistë Meritoni u pyet nga moderatori Ronaldo Sharka nëse do të jetë pjesë e “BBV” 3.

Meritoni duket që nuk  e mohon këtë fakt madje me nota humori ai shton që mbetet të shihet nëse do të jetë pjesë e shtëpisë më të famshme në Shqipëri.

Ndër të tjera moderatori u pyet edhe për marrëdhëniet që ka sot me dy reperët e famshëm me të cilët ka patur një të kaluar problematike, bëhet fjalë për reperin Don Xhon dhe Noizy-n, ku ka pranuar që tashmë janë pajtuar dhe ka marrëdhënie shumë të mira. 

What's your reaction?