Showbiz

Shakira rrëfen jetën e saj në Miami: “Kurrë nuk i kam parë fëmijë më të lumtur”

Këngëtarja e njohur dhe shumë e dashur për publikun në mbarë botën duket që pas ndarjes së bujshme me futbollistin Gerard Pique prej kohësh është transferuar në Amerikë dhe ka nisur një jetë të re së bashku me dy djemtë e saj.

Në një intërvistë të dhënë për revistën “Hola” këngëtarja zbuloi më shumë për jetësën në Miami dhe për dy djemtë e saj Mylan dhe Sasha ku rrëfeu ndër të tjera që janë më të lumtur se kurrë më parë.

Shakira gjithashtu nënvizoi faktin që në Spanjë fëmijët e saj nuk po bënin një jetë te qetë pasi fëmijet ndiqeshin nga medjat deri në dyert e shkollës, por që tani ata po bëjnë një jetë normale dhe janë shumë të lumtur.

What's your reaction?