Showbiz

81 pushime dreke vetëm për të tymosur: Snoop Dogg zbulon ndryshimin në jetën e tij

Rreperi i njohur Snoop Dogg thotë se po heq dorë nga marihuana – ose të paktën, nga duhani.

“Pas shumë shqyrtimeve dhe bisedave me familjen time, kam vendosur të heq dorë nga marihuana”, u tha reperi, emri i vërtetë i të cilit është Calvin Broadus, 82.5 milionë ndjekësve të tij në Instagram.

“Ju lutemi respektoni privatësinë time në këtë moment.”

Lajmi mund të jetë ‘tronditës’ për disa sepse reperi ka qenë prej kohësh i hapur për dashurinë e tij për marihuanen dhe madje pretendon se ka pirë duhan në shtëpinë e bardhë. Ai ka nisur disa sipërmarrje biznesi në lidhje me marihuanën, duke përfshirë një kompani mediatike të fokusuar të quajtur “Merry Jane” dhe një linjë produktesh kanabisi.

Ai gjithashtu ka investuar në Casa Verde Capital, një firmë e kapitalit të sipërmarrjes që investon në start-up-et e marihuanës.

Dashuria e tij për marihuanen është bërë titull kryesor ne media: Ai zbuloi në vitin 2019 se kishte një staf me kohë të plotë, detyra e vetme e të cilëve ishte t’i bënin gati cigaret. Dhe në vitin 2021, ai zbuloi në Reddit se bën 81 pushime dreke në ditë për të tymosur.

What's your reaction?