Showbiz

Përdhunim dhe abuzim: Çfarë ndodhi me akuzat e rënda ndaj reperit të njohur

Ish e dashura e Sean “Diddy” Combs, ka deklaruar se prej gati një dekade ka jetuar një jetë të nënshtruar dhunës dhe abuzimit.  Combs ka mohuar akuzat e ngritura ndaj tij, ndërsa ka akuzuar këngëtaren se gjithë këtë po e bën për ti zhvatur paratë atij.

 “Këto pretendime janë fyese dhe skandaloze”, ka deklaruar avokati i tij. 

Nga ana tjetër Cassie, nuk e ka lënë me aq akuzën pasi pretendon se reperi e përdhunoi dhe e rrahu atë për më shumë se 10 vjet, duke filluar që kur ajo ishte 19 vjeç dhe ai 37.

Padia e ngritur kundër Combs përfshin rrëfime të shumta grafike të abuzimit të dhunshëm që ajo thotë se ndodhi pasi ajo u takua me reperin në 2005.

Sipas ankesës, Combs e ka droguar dhe dehur të dashurën e tij, duke e bërë atë të binte në varësi të rrezikshme dhet të humbte kontrollonin jetën e saj.

Padia e etiketon muzikantin një “abuzues serial në familje, i cili do ta rrihte dhe shkelmonte rregullisht Cassie, duke lënë me sy të zinj, kanosje dhe gjak”.

Avokati i Combs deklaroi se Cassie kishte kërkuar 30 milion dollarë (24 milion £) “nën kërcënimin e shkrimit të një libri të dëmshëm për marrëdhënien e tyre”, dhe sipas tij, kjo kërkesë është konsideruar pa mëdyshje si shantazh i hapur”.

Në padinë e saj pretendon gjithashtu se këngëtari kishte planifikuar të hidhte në erë një makinë në pronësi të reperit Kid Cudi, pasi reperi ishte bërë xheloz që këngëtarja mund të kishte një lidhje me të.

Nuk dihet ende si do të përfundoj situata pasi akuza të shumta janë ngritur kundër Sean “Diddy” Combs nga Cassie.

What's your reaction?