‘Mungon shumë’: 9 vite pa Dr.Florin, miku i tij i ngushtë prek me dedikimin

WSF

Ishte viti 2014 kur Dr.Flori u nda nga jeta në moshën 35-vjeçare. Ai ishte pjesë e grupit të njohur të muzikës “WEST SIDE FAMILY” së bashku me këngëtarët Armir Shahini dhe Roland Hysi. Grupi ishte në kulmin e suksesit me këngët e tyre që gjithmonë beheshin hit. 

Dr Flori dhe partnerja e tij Blerina asokohe ishin prindër të dy fëmijëve. E trishtë ishte për familjen e tij dhe për miqtë ikja e parakohshme nga jeta e Dr. Florit. E teksa vitet kalojnë kjo datë kujtohet gjithmonë nga familja dhe miqtë e këngëtarit. Çdo vit ata ndajnë me publikun emocione të forta teksa përkujtojnë  humbjen e të afërmit të tyre.

Armir Shahini miku i ngushtë i Dr. Florit sot ka ndarë me ndekësit e tij disa fjalë zemre: 

Jeta Shkon #drflori Jeta Shkon!😢

9 vjet pa ty Flor!

Mungon shum!

Sa herë mërzitem kur dhimbja më trishton

E sa herë dhimbja më ikën se gëzimi ma largon

Se suksesi me dështimin bashkë jetojn

Në çdo kohë ndodh kështu

Dua të them se Jeta Shkon! shkruan ai.

Komente

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *