Rreperi Travis Scott ka thënë se ai vazhdimisht po mendon për tragjedinë e shkaktuar nga mbipopullimi i turmës në Festivalin e tij Astroworld në nëntor të vitit 2021 në Houston, Teksas.
Ishte festivali i tretë muzikor i reperit, ku të paktën 50,000 njerëz ishin mbledhur në vendin e ish-parkut Six Flags të qytetit.
Kur Scott, 32 vjeç, u shfaq në skenë rreth orës 21:00 të natës së parë, publiku u afrua drejt skenës, duke shkaktuar një kaos dhe duke bërë të humbnin jetën 10 persona dhe qindra të tjerë u plagosën.
Dy vite pas tragjedisë fatale, reperi i “Meltdown” ka kujtuar momentin “shkatërrues” në një intervistë të re për GQ.
“Unë gjithmonë mendoj për të. Ata fansa ishin si familja ime. E dini, unë i dua fansat e mi në maksimum”, tha Scott.
“Ai moment për familjet, për qytetin, e dini, ishte shkatërrues. Dhe kur erdhi puna për të përfunduar albumin, unë u riktheva në të ndoshta si, nuk e di, muaj, muaj dhe muaj më pas.”
Duke e përshkruar gjendjen e tij mendore si “tepër të shkatërruar” pas tragjedisë, ai tha: “Ideja për t’u rikthyer në muzikë, për të punuar në muzikë dhe thjesht për t’u futur në atë, ishte terapeutike që të kaloje energjitë në prodhimin dhe tingujt deri në përfundimin e saj.”
“Është shumë e vështirë sepse ndihem gjithmonë i lidhur me fansat e mi, dhe kam kaluar diçka dhe fansat e mi kanë kaluar diçka dhe prindërit e njerëzve kanë kaluar diçka dhe me të vërtetë dhemb”, shtoi ai.
“Tani që ky kapitull është mbyllur, ne shpresojmë që përpjekjet e qeverisë të përqendrohen në atë që është më e rëndësishmja – ndalimin e tragjedive të ardhshme kaotike si Astroworld që të mos ndodhin përsëri,- tha avokati i Travis.
Lini një Përgjigje