Showbiz

Ditëlindja e bashkëshortit : Kourtney Kardashian guxon me foto topless

Kourtney Kardashian ka thyer heshtjen pak ditë me vonë pasi mirëpriti djalin e saj të vogël.  Ylli i ‘The Kardashians’ postoi disa foto seksi për bashkëshortin Travis Barker për ditëlindjen e tij të 48-të.

Kourtney 44 vjeç, tregoi dekoltenë e saj të bollshme dhe barkun vetëm me një palë xhinse , ndërsa Travis e ‘mbulon’.

Travis u pa gjithashtu duke vendosur dorën poshtë pantallonave të saj ndërsa dyshja u përqafuan përpara se të pozonte me dorën e tij në bark.

Kourtney shkroi: “Për burrin tim, shokun tim të shpirtit, mikun tim më të mirë, të dashurin tim, babin me te mire për djalin tonë, gjithçkaja ime…Të uroj ditëlindjen më të lumtur. Ti i bën të gjitha ëndrrat e mia realitet dhe ndihem shumë e bekuar që të kam pranë. Të dua, përgjithmonë.’

What's your reaction?