Edona James është një nga banoret më të përfolura këtë vit në Big Brother VIP Kosova. Ndonëse në fillim u kritikua shumë në mendia përzgjedhja e saj si një nga banoret e Big Brother vip Kosova tashmë që kanë kaluar thuajse katër javë nga fillimi i sezonit të ri të spektaklit më të ndjekur në Kosovë duket që Edona është kthyer ne një nga personazhet më të dashura për publikun duke u përzgjedhur edhe e preferuar.
Teksa po bisedonte me një pjesë të banorëve Edona ka rrëfyer një situate të trishtë të jetës së saj private lidhur me ish-partnerin e saj.
Ajo ka rrëfyer që në moshën 20-vjeçare ka patur një marrdhënie shumë të bukur dashurie, ku ndër të tjera ka pranuar që ish-partneri e donte shumë. Por që kjo histori dashurie ka përfunduar në fatkeqësi pasi ish- partneri i saj bëri vetëvrasje.
Edona ka treguar që ai i kishte shkruar edhe një letër. Gjithashtu edhe ajo e donte shumë dhe kjo ka qenë histroia më e trishtë që ka përjetuar në jetën e saj.
“I kisha 20 vjet, ai e ka varur veten, unë e kam gjetur në mëngjes, për shkak të punës që kam bërë unë, nuk ka mundur ta përballoj, e ka shkruar një letër, u zgjova në mëngjes, ma ka ndje zemra. E kam dashur shumë, më tha një natë më herët ‘nëse nuk do kishe ardh në shtëpi tash do e vrisja veten’, po unë nuk e kuptova, më donte shumë edhe ai mua, ky ka qenë rasti më i rëndë për mua në jetë”.
#BigBrotherVIPKosova