Bashkëthemeluesi i Apple, Steve Wozniak, u shtrua në spital në Meksike të mërkurën, sipas një burimi nga organizatorët e Forumit Botëror të Biznesit (WBF) per CNN En Español, ne një ngjarje që ai mori pjesë në kryeqytetin e vendit.
Burimi tha se Wozniak, 73 vjeç, u dërgua në spital në orën 15:00,koha lokale pasi i ra të fikët disa minuta para pjesëmarrjes së tij në ngjarje.
Wozniak është gjeniu i teknologjisë pas kompjuterëve të hershëm Apple, i cili punoi së bashku me Steve Jobs për të nisur dhe rritur kompaninë.
Wozniak, ose “Woz” siç njihet në qarqet e Silicon Valley, projektoi në mënyrë të famshme kompjuterët Apple I dhe Apple II, të cilët revolucionarizuan kompjuterin personal dhe vendosën Apple si një lider tregu.
Wozniak ishte inxhinieri teknik pas këtyre sistemeve, ndërsa Jobs shërbeu si vizionar dhe ekspert marketingu. Të dy bashkë-themeluan Apple në garazhin e Jobs në Kaliforni në 1976 , e cila tani është kompania më e vlefshme në botë.