Formati ‘Big Brother VIP Kosova’ prej nga fillimi është në qendër të mediave përfshirë kështu edhe median online. Kjo edhe për shkak të kastit të veçantë që janë bërë pjesë e shtëpisë më të famshme në Kosovë këtë vit.
Ditën e djeshme njëri nga banorët ka bërë një rrëfim special për një njeri të rëndësishëm të familjes, babain e tij. Bëhet fjalë për banorin Azem Gagica i cili është bërë pjesë e ‘Big Brother VIP kosova’ që në naten e parë që ka nisur spektakli.
Në një bisedë me një tjetër banore të shtëpisë Shqipe Hysenaj, Azemi ka shprehur dëshirën e tij të madhe për të marr një mesazh nga babai i tij. Ai shprehet që sikur vetëm një fjalë të dëgjonte nga babai “djali im jam krenar për ty” do lumturohej shumë madje beson që surpriza që i ka ardhur me dron mund të jetë pikërisht nga babai tij pasi ai e thërret “Kapiten/Komandant” .