Ditën e djeshme aktori Arben Derhemi ka reaguar ashpër në lidhje me atë që po i behët aktorëve profesionist sot.
Lidhur me deklaratën e tij mediat menjëherë kanë aluduar që ky reagim vjen për Ermal Mamaqin, pasi nuk është hera e parë që djemtë përplasen në rrjetet sociale.
Kujtojmë momentin kur u publikua filmi “Dy gisht mjaltë” asokohe Derhemi shkruante: “Fatkeqësia e ndjek edhe televizionin edhe filmin. Jo më larg se para ca kohësh, patëm një event të çuditshëm d.m.th, u shkul e gjithë Shqipëria! S’e merr vesh njeri. Bën film një njeri i cili nuk ka lidhje fare me teatrin, me regjinë me aktrimin. Bën film dhe ti vetëm kur dëgjon nga dikush: Ore, sa bukur, e ke parë atë filmin?”
Duket që dyshja e ka të vështirë të gjej gjuhen e përbashkët dhe këtë e kuptojmë edhe sot teksa shohim që në llogarinë e Instagramit të Arben Derhemit aktori shkruan për një fenomen që po shfaqet haptazi duke ulur figurat e artistëve të mëdhenj që kanë bërë art në kohë më të vështirë.