Egli Tako prej kohësh është në qendër të mediave rozë, kjo për shkak të romancës së saj me artistin Olsi Bylyku të cilët pas një periudhe disa vjecare vendosën ti japin fund lidhjes së tyre pak muaj më parë.
Pas një postimi në llogarinë e saj në Instagram ku ka falenderuar këngëtaren dhe moderatoren Roza Radi për intërvistën e bukur që kanë zhvilluar në emisionin e kësaj të fundit ‘Një Gote Rose’, Egli është përballur me një koment aspak të këndshëm.
Një ndjekës i saj në Instagram e “pyet” Eglin nëse di të bëj dicka tjetër përvecse të jetë femra e dikujt, ky koment ka rrëmyer vëmendjen e këngëtares e cila menjëherë i është përgjigjur duke thenë: “Shumë gjëra. Por më e rëndësishmja, di të kem një identitet dhe mos fshihem pas adresave fallco se s’kam guim dhe të ndenjura të flas në emrin tim”

Por nuk ka mbaruar aty pasi edhe Rozana Radi ka komentur krahas fotos ndoshta edhe për t’i dalë në mbrojtje këngëtares duke thënë: “Une jam e suprizuar nga vajza qe gjeta perballe meje. Plote jete, me syte qe i shkelqejne per ate Eglin e vogel dhe Eglin qe ka rigjetur brenda vetes.Eglin qe vjen nga nje familje e cila e ka mesuar te jete zemer madhe dhe kur e lendojn. Per ty dhe te githa vajzat qe shpesh njezit i dine vetem emrin dhe jo vlerat Zoti hap gjithnje dyer te tjera.”

Lini një Përgjigje