Kanë kaluar pothuajse dy dekada që kur aktori Patrick Dempsey u shfaq në ekran si neurokirurgu Derek “McDreamy” Shepherd në Grey’s Anatomy të ABC.
Statusi i tij prej zemërthyesi të femrave, krijoi një numer të madh fansash, aq sa ai zbukuroi faqet e kësaj reviste shumë herë gjatë viteve. Tani ai po merr kurorën e mashkullit më seksi në botë.
Më afër zemrës së aktorit është Qendra Dempsey, të cilën ai e themeloi për nder të nënës së tij të ndjerë për të mbështetur pacientët me kancer dhe të dashurit e tyre.
Pasione të tjera përfshijnë të qenit familjar me gruan Jillian, 57 vjeç, një grimiere dhe themeluese e linjës së saj të bukurisë, dhe fëmijët e tyre Talula, 21, dhe binjakët 16-vjeçarë Sullivan dhe Darby, si dhe hobin per xhirot me makinë garash.
Pra, çfarë i kaloi në mendje kur dëgjoi për herë të parë lajmin? “Isha plotësisht i tronditur dhe më pas fillova të qesh, sikur kjo është një shaka, apo jo? Unë kam qenë gjithmonë shoqëruesja e nuses!”duke nënkuptuar që gjithmonë ka qenë në vend të dytë.
“E kisha harruar plotësisht dhe as që e kisha menduar të isha në këtë pozicion. Kështu që egoja ime është mirë.”
Për sa i përket mënyrës se si do të përgjigjen fëmijët e tij, Dempsey këmbëngul se ata “thjesht do të tallen me mua dhe do të më ngacmojne , dhe do të kuptojnë çdo arsye pse unë nuk duhet të jem”, thotë ai. “Kjo është gje e mirë, ata më mbajnë të ri ende.”