Kim Kardashian dhe vajza e saj, North West u shndërruan në Cher Horowitz dhe Dionne Davenport, te frymezuara nga personazhet ikonë nga filmi hit i vitit 1995, “Clueless” këtë vit për Halloween. Kim i mahniti të gjithe në këtë sezon halloween-i me kostumin e saj, i cili përbëhej nga xhaketa dhe fundi me vija të verdha me firmë të Cher-it, i shoqëruar me një jelek të ngjashëm mbi një bluzë të shkurtër të bardhë. Për të kompletuar look-un, ajo ka vene një paruke bionde së bashku me taka të bardha dhe çorape deri tek gjuri. Për aksesorët, ajo zgjodhi një çantë shpine të bardhë dhe një unazë ari, ndërsa e mbajti grimin e saj neutral me buzëkuq nude.
Vajza e 43-vjeçares, North, veshi një xhakete me kuadrate bardh e zi, identike me shoqen më të mirë të Cher-it, Dionne, e kompletuar me kapelen e paraqitur në filmin klasik të Amy Heckerling, të frymëzuar nga romani Emma i Jane Austen. Kardashian, e cila mburret me 364 milionë ndjekës në Instagram, ndau foto të pamjes së tyre vetëm disa orë përpara Halloween.
Tek fotografite e shpërndara në Instagram, ajo mund të shihet duke rikrijuar linjën ikonë, “Uh sikur..” Dyshja nënë-bijë madje pozuan me një Jeep Wrangler të bardhë, i cili u shfaq në filmin rom-com.
Fansat i adhuruan kostumet e Kim Kardashian dhe postimi ka mbledhur mbi 1.7 milionë pëlqime në Instagram. Disa të famshëm gjithashtu lanë komente në postim. Fotot e shpërndara nga Kardashian shpejt u bënë virale nëpër platforma të ndryshme të mediave sociale, duke përfshirë X, dikur Twitter.