Ylli i i dashur i serialit ‘Friends”, Matthew Perry, 54 vjeç, la fansat e tij të hutuar dhe të shqetësuar në ditët e para vdekjes së tij tragjike. Postimet e fundit të Perry-t në Instagram zbuluan një fiksim të çuditshëm me Batman-in, me aktorin që i referohej vetes si “Mattman”, duke i lënë fansat të pyesin nëse kishte një kuptim më të thellë pas sjelljes së tij të veçantë.
Ai postoi video dhe imazhe që shfaqin figuren ikonike të lakuriqit të natës, madje duke e instaluar atë në fund të pishinës së tij, duke nxitur fansat të spekulojnë nëse kjo ishte mënyra e tij për të dërguar një sinjal shqetësimi. Fiksimi i Perry-t me ‘Kalorësin e Errët’ dukej në kundërshtim me personalitetin e tij publik, duke lënë shumë njerëz të vënë në dyshim gjendjen e tij mendore.
Miqtë e aktorit zbuluan se ai u shfaq i gëzuar në ditët para se te nderronte jete, sipas një miku te tij që i tregoi revistës People: “Ai ishte tepër i lumtur… po argëtohej”. Megjithatë, postimet e Perry në mediat sociale ngritën shqetësime tek fansat të cilët i interpretuan si thirrje për ndihmë. Disa komente në postimet e tij shprehnin shqetësim, duke vënë në pikëpyetje nëse ishte mirë dhe duke i kërkuar që të kujdesej për veten.
Lidhja e thellë e Perry me Batman nuk ishte një gje e re per fansat. Ai e kishte pranuar hapur se identifikohej me personazhin, duke e konsideruar veten një “i vetmuar i pasur” . Fiksimi i tij u përshkallëzua pas shikimit të filmave të Christopher Nolan Batman në mesin e viteve 2000, duke e shtyrë atë të mbledhë relike me temë Batman, nga veshjet te një orë Batman që e bleu gjatë pushimeve në Hong Kong.