“Shiu i parave të vërteta, i pari në botë!”, shkroi influencuesi çek Kamil Bartoshek teksa shpërndante një video të tij duke hedhur 1 milion dollarë nga një helikopter.
Influencuesi çek Kamil Bartoshek, i cili njihet gjerësisht si Kazma Kazmitch në rrjetet sociale, gjeti një mënyrë të pazakontë për t’u dhënë dhurata njerëzve që morën pjesë në një konkurs që ai organizoi. Ai i ftoi pjesëmarrësit të mblidheshin në një fushë të madhe dhe hodhi 1 milion dollarë nga një helikopter. Ai gjithashtu ka regjistruar të gjithë ngjarjen dhe e ka shpërndarë në rrjetet sociale.
Si pjesë e fushatës së tij promovuese, ai ftoi fansat të hapnin një puzzle për të marrë paratë e çmimit 1 milion dollarë. Kur të gjithë nuk arritën ta deshifronin atë, influencuesi doli me një zgjidhje të pazakontë. Ai i ftoi të gjithë pjesëmarrësit dhe ua hodhi nga ajri çmimin në para që ta merrnin.
Por çfarë thanë komentuesit në Instagram?
“Pyes veten se sa ka mbledhur secili”, lexohet në një koment. Një person tjetër shtoi: “Nuk mund të fluturosh mbi qytet me një dron të vogël, por a është në rregull të fluturosh me një helikopter , me njerëz të mbledhur poshtë?” Një i tretë komentoi: “Gjëja më e lezetshme që ka ndodhur deri më tani.” Një i katërt shkroi: “Kjo është e çmendur”.