VIP

‘Vlen shumë për mua’/ Klajdi Haruni tregon dhuratën e veçantë nga Flori Mumajesi

Disa ditë më parë, këngëtari shqiptar Klajdi Haruni dha lajmin e bukur se ai dhe partnerja e tij, ishin bërë prindër për herë të parë. Ai ishte i ftuar në emisionin ‘Pardon my French’, në Top Albania Radio, ku ka folur për këtë eksperiencë të re në jetën e tij.

Klajdi, tregoi se sapo ishin kthyer nga Franca bashkë me partneren e tij dhe vajzën e tyre, të cilën e kanë pagëzuar me emrin Hea.

Moderatorja e emisionit Elona, e pyeti këngëtarin se cila ishte dhurata e veçantë që i bëri shoku dhe partneri i tij në botën e muzikës, Flor Mumajesi. 

‘Dhurata e parë fare që ka qenë një nga më të shtrenjtat për mua ka qenë kur sapo kisha marrë vesh lajmin që Orgesa është shhtatzënë dhe kur kam shkuar në studio për t’ia thënë Florit dhe ai ka bërë një melodi shumë të bukur. Atë që kemi vendosur tek klipi për Gender Reveal dhe kjo besoj që është dhurata që vlen më shumë nga të gjitha’, përfundon Klajdi.

What's your reaction?