Taylor Swift u pa duke buzëqeshur dhe duke brohoritur në një kuti VIP ndërsa mbante një byzylyk të adhurueshëm miqësie me numrin e fanellës, 87, të vendosur mes dy zemrave.
Nuk ishte e vetmja bizhuteri këngëtarja mbante veshur, ajo u pa me një gjerdan Cartier Juste Un Clou, një byrzylyk Foundrae Belcher të ngjitur me një medalion zemre , një byrzylyk Jacquie Aiche për syrin e keq dhe një byrzylyk diamant.
Swift e kombinoi ansamblin e saj të ditës së lojës me buzëkuqin e saj të kuq.
Duke lënë mënjanë byrzylykët e miqësisë, marrëdhënia e tyre ka tërhequr shumë vëmendje pas paraqitjes së parë të Swift në stadiumin Arrowhead.
Në atë kohë, këngëtarja e “Blank Space” u pa duke brohoritur për të dashurin e saj të përfolur në atë kohë së bashku me mamin e tij.
Javët e fundit, të dy kanë qenë në disa takime në Kansas City ashtu edhe në New York City.
Çifti i ri ishte kapur për dore në NYC para paraqitjes së tyre surprizë “Saturday Night Live”.