Pink u tregua e sinqertë për marrjen e nje mbidoze droge thuajse fatale kur ishte adoleshente, pak para se të arrinte një marrëveshje per albumin e saj.
Krijuesja e hitit “Just Like a Pill” , Alecia Beth Moore e cila njihet me emrin e saj të artit si Pink, në një intervistë për “60 Minutes” , tha se ishte një libër i hapur dhe se do i përgjigjej çdo pyetje. Këngëtarja 44-vjeçare, tregon çfarë ndodhi në një festë të falenderimeve gati tre dekada më parë.
“Ditën e Falenderimeve të 1995-ës, isha në një festë ‘rave’ dhe e teprova. Unë kisha pirë ekstazi, pluhur engjëlli, kristal, të gjitha llojet e drogërave dhe isha në greminën e vdekjes,” kujton ajo.
Fituesja e Grammy ka qenë e hapur në të kaluarën për mbidozën e saj, duke thënë se ky ishte një moment kyç. Pink tregoi për revistën Shape në vitin 2012 se një DJ i ofroi këngëtares së re një vend për performancë gjatë një nate hip-hop. “Kujdesi i tij i vetëm ishte se nuk mund të merrja drogë, kështu që nuk e bëra,” tha ajo në atë kohë. “Kjo është gjëja me mua – sapo të vendos, kam mbaruar.”
Pas kesaj , Pink lidhi një marrëveshje rekord me LaFace Records menjëherë dhe filloi karrierën e saj solo në 2000.
Duke folur me “60 Minutes”, ajo ia atribuoi abuzimin e saj me substancat një mjedisi të paqëndrueshëm në shtëpi. “Isha një vajze adoleshente ‘punk’ dhe në thelb, unë jam rritur në një shtëpi ku, çdo ditë, prindërit e mi i bërtisnin njëri-tjetrit, i hidhnin sende, e urrenin njëri-tjetrin. Dhe pastaj u futa në rrugen e drogës. Unë shisja drogë. Dhe më pas më dëbuan nga shtëpia. E lashë shkollën e mesme.
Me pas Pink u tërhoq nga varësia e saj duke ju perkushtuar keshtu muzikes. Ajo krijoi dy këngë hit si “Just Like a Pill” dhe “Who Knew”, te cilat u shkruan pasi këngëtarja humbi dy miq nga mbidoza e drogës.