“10 vjet diet se kom hup hala as 1 kg! Po ti?🙄” ky është shqetësimi i Dj Dagz kohët e fundit. Dj i famshëm dhe shumë i dashur u bë i njour për publikun shqiptar gjatë qëndrimit të tij në shtëpinë e Big Brother VIP Albania.
Dagz tregoi vlera të mëdha njerëzore dhe jo vetëm gjatë gjithë qëndrimit të tij në këtë format. Po aty ai gjeti edhe dashurinë, pasi nisi një romancë me moderatoren e njohur Einxhell Shkira ku sot janë prindër të një djali dhe shumë të lumtur.
Dagz dhe Einxhell janë shumë aktiv në rrjetet e tyre sociale duke postuar shpesh herë mbi përditshmërinë dhe projektet e tyre gjithashtu. Së fundmi ka qenë Dagz që ka rrëmbyer vëmendjen e njekësve duke treguar me nota humori që ka 10 vite në dietë por akoma nuk ka humbur as edhe 1 kg, dhe pyet ndjeksit nëse edhe ata e kanë këtë “problem”. Miqtë e shumtë të këngëtarit por edhe parterja e tij kanë komentuar duke i kthyer përgjigje pyetjes së Dagz.